Rreth nesh

 

 "Pyetja më e vazhdueshme dhe urgjente e jetës është:  çfarë  po bëjmë ne për të tjerët?"

(Martin Luter King)

Të gjithë organizatat dhe udhëheqësit më të mëdhenj dhe frymëzues në botë, mendojnë, veprojnë dhe komunikojnë ekzaktësisht në të njëjtën mënyrë.

Cili është qëllimi dhe besimi ynë? Përse ekziston kompania jonë?

  • Çdo gjë që ne bëjmë besojmë në sfidimin e Status Quo-së
  • Ne besojmë në të menduarit ndryshe. 
  • Ne besojmë në sfidimin e vetvetes sonë, vit pas viti.

Mënyra se si ne e sfidojmë Status Quo-në fillon nga shitja e produkteve të kualitetit më të lartë, në bazë të standardeve evropiane, duke stimuluar kështu mirëqenien e konsumatorëve tanë

 

Qëllimi ynë është të bëjmë biznes me njerëzit që besojnë atë që ne besojmë.

Besnikëria jonë ndaj konsumatorëve dhe besimi që ata vënë në produktet tona me blerjet e tyre të përditshme janë në thelbin e marrëdhënieve të forta dhe afatgjata që ne gëzojmë me ta.

 

 

 Informacione të përgjithshme

In Food, është një nga shpërndarësit kryesorë të ushqimeve të importuara të kategorive të freskëta, të pijeve, të detergjentëve dhe mallrave të tjera të konsumit. Për vite me rradhë është një nga10 kompanitë lider në Shqipëri, e matur për nga xhiroja, importet dhe shpërndarja e markave kryesore në treg, ku perfshihen: supermarkete, markete, dyqane të ndryshme, tregtarët me shumicë, farmaci, zyra, hotele, kafene dhe restorante.

 

Portofoli ynë i produkteve përfshin markat më prestigjoze si : 

 

Krüger, Meßmer, Hahne, Nutella, Milka, Lutece, Cebe, Gut&Günstig, Arla Foods, Frico, La Vache Qui Rit, Hochwald, Lotus, Kartoffeland, Sunlife, Trumpf, Pauly, Marco Polo, Herba, Edeka, Mokate, Lactima, Ammerländer , AB Technology, Ferrero Kinder,  Raffaello,Nektarquell, Mushroom Club, Hamker, Bergader, Meggle, Ehrmann, Griesson, Herba, Mentos, Fritt, Chio, Orbit, Mars, Snickers, Twix, Wiesenhof, DOC Cheese, Gaudina, Philadelphia, Ariel, Lenor, Pampers, Fairy, Arcor, Fit, Kuschelweich, Sunil, Nivea, JP Chenet, Franziskaner, Paulaner, König Ludwig, Warsteiner, Guinnes, Paderborner.

Disa nga partnerët tanë kryesorë janë:

Baza jonë e konsumatorit tejkalon 1000 klientë dhe përballemi me më shumë se 200 fatura për çdo ditë, duke mbuluar 100% të territorit dhe të popullsisë shqiptare.Baza e konsumatorëve është e ndarë në segmente, në bazë të kritereve të konsumatorëve dhe atyre të tregut. Kjo na lejon të vëmë konsumatorin në qendër të asaj që ne bëjmë dhe në të njëjtën kohë të maksimizojmë normat e kthimit mbi investimet e realizuara..

Për klientët tanë ne ofrojmë:

  1. Markat lider në treg.
  2. Cilësi superiore të produkteve . 
  3. Promovime tunduese
  4. Reklamimet dhe promovimet kanë për qëllim mbështetjen e markave edhe në përputhje me politikat përkatëse.
  5. Strategji terkeqëse dhe të mirëorganizuar atë produkteve të cilësisë së lartë me çmime konkuruese

 

 

Shitjet dhe Marketingu

 

Objektivat kryesore të ekipit tonë të shitjeve janë:

• Shpërndarja

• Çmimet

• Sistemimi

• Marketimi

 Ekipi ynë i marketingut përfshin:

• Menaxherët e Marketingut të cilët krijojnë dhe koordinojnë planet dhe aktivitetet e marketingut

• Drejtuesit e marketingut të cilët i ekzekutojnë projektet

• Një ekip me përvojë promocionale të pajisur me stafin e trajnimit, mbikëqyrësit, nxitësit dhe ekipit të liderëve promocionalë, të gjithë duke punuar si pjesë e ekipit tonë të përhershëm.

 

Shpërndarja

Flota jonë e zgjeruar e automjeteve është ajo që na lejon për të garantuar shpërndarjen e shpejtë të mallrave në çdo pjesë të Shqipërisë.

Ajo aktualisht përfshin:

• 6 kamionë të ngrirë për shpërndarje (10 + ton)

• 5 furgonë frigoriferikë të mesëm (2-3 ton)

• 19 furgonë frigoriferikë të të lehtë (0,5-2 ton)

• 17 automjete të përdorura nga mbikëqyrësit tanë, menaxherët kryesorë të llogarisë, të marketingut dhe për transportin e personelit.